Osmani takon ambasadorin Abbott, flasin për themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend

0

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar , Nicholas Abott.

Abbott uroi Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit, njofton Klan Kosova

Sponzor

Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.

-Sponzor-