OVL e UÇK-së i reagon Buxhovit

0

OVL e UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratave të Jusuf Buxhovit i cili tha se lufta e UCK-së nuk ishte e pastërt.

Ja reagimi i tyre:

Sponzor

Reagim – OVL UÇK DUKAGJIN

OVL UÇK degët e Dukagjinit, dënojnë deklaratat e Jusuf Buxhovit kundër Luftës Çlirimtare.
Ne nuk presim asnjëherë që mbeturinat e ish-regjimit jugosllav të flasin ndryshe, por jemi të shqetësuar nga guximi i tepruar i tyre, që edhe 20 vjet pas Çlirimit ende të shprehin qëndrimet e ish okupatorëve.
Duke qenë se dihet hapur aktiviteti i Buxhovit kundër aspiratave të popullit të Kosovës për liri, ne kërkojmë që organet e drejtësisë, të merren me këto deklarata dhe të njëjtat të hetohen, bashkë me të bëmat e tij dhe kolegëve të tij kundër personaliteteve dhe lëvizjeve për çlirim gjatë viteve të okupimit.
Në fund e ritheksojmë, se pastërtinë e luftës sonë, gjakun e bashkëluftëtarëve tonë të rënë, nuk e ndotin deklaratat e askujt, e më së paku ato të shërbëtorëve të ish-regjimit.

-Sponzor-