Pacolli: Daçiqi këtij shteti i bëri presion për tërheqjen e njohjes për Kosovën

0

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun e tij nga shteti afrikan, Burkina Faso, i cili së fundmi është përmendur në mediat serbe se do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës.

Pacolli thotë se edhe përkundër lajkave e presionit nga Ivica Daciq, Burkina Faso nuk është dorëzuar.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

Është impresionuese tē ndjesh seriozitetin dhe ndershmērinē me tē cilēn e trajtojnē Kosovēn disa vende afrikane tē cilat gjatē kēsaj periudhe tē fundit kanē qenē nēn presionin, lajkat, manipulimet e Serbisē pēr tē tērhequr njohjen e Kosovēs.

Ndaj e falënderova nga zemra ministrin e jashtëm të Burkina Fasos Alpha Barry, vend i cili na njohu në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. Burkina Faso nuk është dorëzuar para presionit të ministrit Daçic, i cili e ka vizituar para do kohësh vendin e tij. Ministri, pjesë e një qeverie të re, kërkoi informacione prej meje për ecurinë e dialogut dhe më garantoi se mbështetja e Burkina Fasos për Kosovën në organizatat ndërkombëtare, atë të Frankofonisë dhe në Interpol do të vazhdonte.. E ftova të vizitonte Kosovën, ftesë që u pranua me kënaqësi nga homologu im.

-Sponzor-