Pacolli nxit Ruandën të ndërrojë mendje për Kosovën

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i vendit, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje Ruandës ta rishikojë njohjen e Kosovës.
Këtë kërkesë ai e ka bërë teksa ka uruar përfaqësuesit e institucioneve të atjeshme dhe popullin e Ruandës në 56 vjetorin e ditës së tyre Kombëtare.

“Përderisa Institucionet dhe populli i Ruandës po shënojnë 56 vjetorin e ditës së tyre Kombëtare dëshiroj t’i përcjellë urimet më të sinqerta për paqe të qëndrueshme, stabilitet afat-gjatë dhe mirëqenie për popullin”, thuhet në mesazhin e Pacollit, bën të ditur MPJ.

Sponzor

“Ruanda ka bërë hapa të mëdhenj në zhvillimin e vendit dhe mbetet njëra nga ekonomitë që po rritet më së shpejti në Afrikën Qëndrore, me rritje të GDP-së rreth 8 për qind gjatë viteve të kaluara”, thuhet në letrën e Pacollit.

“Të dy popujt tanë kanë përjetuar tmerret më të rënda përgjatë historisë. Andaj, është koha, që në mes dy vendeve dhe popujve tanë të hapën urat e reja të bashkëpunimit dhe thërras përfaqësuesit e shtetit të Ruandës, që të ri-shqyrtojnë vendimin për njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

-Sponzor-