Pamje nga arkivoli i trupit të Ivanoviqit, pamje të rënda

0

Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit që sot në mëngjes u vra në Mitrovicë, është dërguar në selinë e partisë së tij pas kryerjes së autopsisë. Ivanoviq është vrarë pikërisht në hyrje të selisë së partisë së tij SDP nga persona të panjohur deri më tani, transmeton Gazeta NewBorn.

Në trupin e Ivanoviqit janë gjetur gjashtë plumba, derisa sulmuesit e kanë lënë të djegur një veturë me të cilën dyshohet se u larguan nga vendi i ngjarjes.

Vet Ivanoviq katër ditë para së të vritej kishte thënë se ndihet i rrezikuar nga bandat dhe kriminelët serbë që veprojnë në veri të Kosovës, respektivisht në veri të Mitrovicës.

-Sponzor-