Pamje nga Kolovica

0

Ngjarja e 27-vjeçarit që ndodhi para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në Kolovicë, ka lënë të shokuar tërë kryeqytetin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vrasja ka ndodhur derisa viktima po qarkullonte me veturën e tij në rrugën “Haxhi Zeka”.

Sponzor

“I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës : A. J. , mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thotë njoftimi.

Janë publikuar edhe fotografitë e familjarëve të viktimës, të cilët në këtë lagje ku ka ndodhur vrasja, shihen në vaj.

Lajmin për vrasjen e 27-vjeçarit për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

-Sponzor-