Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti me fatalitet në rrugën Gjilan-Ferizaj

0

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë.

Ballkani.info ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku veturat shihen plotësisht të shkatërruara

Sponzor

Ndërkohë, rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmojmë se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Dy persona kanë vdekur ndërkaq dy të tjerë kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Hashani për Express.

Hashani ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./

-Sponzor-