Pamje nga vendi ku ra vetura bashkë me dy pjesëtarët e policisë

0

Mbrëmë një veturë e policisë së Kosovës me dy pjesëtarë brenda ka rënë në lumin Lepenc që gjendet në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Policia bashkë me zhytësit ka vazhduar kërkimet deri në orën 04;00 të mëngjesit, por pa rezultat, shkruan Express, transmeton Gazeta NewBorn

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi sot për Periskopin ka thënë se në orët e parë të mëngjesit janë detyruar të ndërpesin këkrimet për shkak të kushteve të natës.

Por ai ka thënë se sot do të vazhdojnë sërish me kërkrimin e dy policëve.
‘Jemi t’u punu në bashkëpunim me FSK-në dhe zhytësat. Në orën 04:00 janë dnërprerë shkakui kushteteve të natës dhe sot do të vazhdojmë kërkimet’, ka thënë Gashi

‘Jemi duke bërë këkrimet tona dhe nuk mund të parashikojmë se çka do të ndodh tutje’, ka shtuar ai.

Periskopin ka mësuar se policët në fjalë vijnë nga Kaçaniku dhe emrat e tyre janë Malësor Dashi dhe Armend Trena./Gazeta NewBorn/

Ja pamjet nga vendi i ngjarjes:

 

-Sponzor-