Paralajmëron Veton Surroi: Ja kur arritet koalicioni LVV-LDK

0

Sipas publicistit Veton Surroi, marrëveshja në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është afër, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Surroi ka thënë se marrëveshja e koalicionit në mes të këtyre dy partive është më afër se ç’mendohet dhe më larg se ç’duhet të jetë.

Sponzor

“Marrëveshja e koalicionit mes LVV dhe LDK është më afër se ç’mendohet dhe më larg se ç’duhet të jetë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, mbrëmë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se nuk ka ndonjë lëvizje të re në arritjen e koalicionit LVV-LDK, por sipas tij është e domosdoshme të arrijnë marrëveshje.

“Është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje. Të qeverisim bashkë. Këtë e kërkojnë qytetarët çdo ditë. Jemi aq afër, se po u afruam edhe më, merremi vesh. Nuk ka takime që 8 ditë. Unë jam në Kosovë dhe jam i gatshëm për t’u takuar”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, sot kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë ka thënë se LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer me Vetëvendosjen.

Letrën e fundit të liderit të këtij subjekti, ai e ka cilësuar një “ese ideologjik”. Ndërkaq koalicionin eventual me këtë subjekt, Mustafa e ka cilësuar si të nxitur, jo nga afërsia programore, por nga nevoja për ndryshime.

Megjithatë, Mustafa ka thënë se e konsiderojnë me prioritet koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk ka dhënë shenja të tërheqjes nga kërkesa për ta marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja./

-Sponzor-