Partia e Vuçiqit në festë: Ajo që po ndodh me Kosovën është fitore për Serbinë

0

Deklarata e djeshme e këshilltarit për Siguri Kombëtare të Donald Trump, John Bolton, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve nëse për këtë gjë merren vesh Prishtina dhe Beogradi, është një tregues se për herë të parë fuqitë e mëdha po e respektojnë edhe interesin e Serbisë në tentim e sipër për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, kështu mendon politikani serb Goran Vesiç nga Partia Progresive serbe.Sipas tij kjo është një arritje e madhe e politikës së presidentit Aleksandër Vuçiq.“Çfarë po ndodh sot është një fitore e madhe për Serbinë” ka thënë Vesiç për Tv Pink.

Ai thotë se qëndrimi i Bolton është jashtëzakonisht i rëndësishëm për raportet e Serbisë me ndërkombëtarët, dhe se tani Serbia është më e barabartë me Kosovën në dialog.Sipas tij të gjithë duhet ta mbështesin Vuçiqin, sepse si asnjëherë më parë Serbia ka një president i cili po e dërgon përpara vendin. “Nuk ka pasur në histori të Serbisë një president sikurse Aleksandër Vuçiq. Të gjithë duhet të qëndrojmë prapa tij, derisa Serbia përballet me probleme dhe më në fund mund të lëvizim përpara si shtet” ka thënë Vesiç, shkruan Gazeta Express.

Sponzor

I pyetur nëse marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është e mundur, ai ka thënë se një marrëveshj e tillë nuk do të ndodh, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk tregojnë se janë të gatshme për të.“Çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës janë shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Hapja e politikave të SHBA-ve hap mundësitë për një marrëveshjes të mundshme” përfundon Vesiç.Ndërkohë qëndrimin e Bolton po e sheh si jashtëzakonisht të rëndësishëm edhe presidenti i Qendrës për Studime të politikave Glovale, Dejan MiletiçSipas tij ky qëndrim është shumë i rëndësishëm pasi vjen nga një person shumë i rëndësishëm në asdministratën e Trumpit. Miletiç thotë se për herë të parë nga një qëndrim i tillë duke se për SHBA-të kufijtë e Republikës së Kosovës nuk janë të pa ndryshueshëm.

-Sponzor-