Pas golit ndaj Kosta Rikës, Xhemaili merr lajmin gjigant

0

Blerim Xhemaili është vlerësuar nga FIFA si lojtari më i mirë në ndeshjen Zvicër – Kosta Rika.

Zvicrës së shqiptarëve i mjaftoi edhe barazimi 2-2 me Kosta Rikën në sfidën e fundit për të siguruar biletën për fazën tjetër në Kupën e Botës, aty ku do të përballen me liderin e Grupit F, Suedinë.

Sponzor

Në këtë ndeshje shënoi shqiptari, Blerim Xhemaili, i cili u vlerësua si më i miri i takimit.

Nga fillimi luajtën edhe shqiptarët tjerë: Shaqiri, Xhaka e Behrami, duke bërë paraqitje të kënaqshme.

Zvicra do të përballet me Suedinë me 2 korrik, sfidë që zhvillohet në orën 17:00.

-Sponzor-