Pas Izrael-Emirate, a do ta bëjë SHBA edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi më 2 shtator?

0

Të enjten (13 gusht, 2020), Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara e kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë njoftuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar këtë marrëveshje si përparim historik në diplomaci që do ndikojë në shtrirjen e paqes në rajonin e Lindjes së Mesme, njofton Klan Kosova.

Sponzor

 

 

“Të tre vendet përballen me shumë sfida të përbashkëta dhe do të përfitojnë reciprokisht nga arritja historike e sotme”, shkruan në deklaratën e përbashkët.

“Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen në javët e ardhshme për të nënshkruar marrëveshje bilaterale në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin, teknologjinë, energjinë, kujdesin shëndetësor, kulturën, mjedisin, krijimin e ambasadave reciproke, dhe fusha të tjera me përfitim të ndërsjellë”.

“Hapja e lidhjeve të drejtpërdrejta midis dy prej shoqërive më dinamike të Lindjes së Mesme dhe ekonomive të përparuara do të transformojë rajonin duke nxitur rritjen ekonomike, duke rritur inovacionin teknologjik dhe duke krijuar marrëdhënie më të ngushta midis njerëzve”.

Një takim për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pritet të ndodhë më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka bërë të ditur në Twitter i përzgjedhuri special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, lajm ky që u mirëprit nga Kryeministri Avdullah Hoti, Presidenti Hashim Thaçi dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Richard Grenell

@RichardGrenell

We are happy to announce that the leaders of Kosovo and Serbia will meet at the White House for a negotiation on September 2. @realDonaldTrump @robertcobrien @WHNSC

8,201 people are talking about this

Kujtojmë se Grenell më parë ka theksuar se integrimi i Kosovës dhe Serbisë në Evropë arrihet përmes normalizimit ekonomik.

Me ndërmjetësimin e tij, në pranverë të këtij viti, janë nënshkruar dy marrëveshje që lehtësojnë çështjen e transportit ndërmjet dy vendeve.

“Ajo që kemi bërë sot, është që kemi negociuar për të gjetur mënyrën që të hapim linjën hekurudhore dhe autostradat. Ne kemi negociuar për hapjen e linjës ajrore për fluturime direkte mes Prishtinës dhe Beogradit – dhe tani kemi edhe dy marrëveshje të tjera”, ka thënë Grenell.

“Kemi dy marrëveshje më shumë dhe ajo që unë kam biseduar me të dy presidentët është që të përqendrohemi sa më shumë në zhvillimin ekonomik”.

Krerët shtetërorë të Kosovës disa herë kanë deklaruar se janë të interesuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë që do t’ia siguronte Kosovës njohjen nga ana e shtetit prej të cilit e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Pas marrëveshjes Izrael – Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet të shihet se a do të arrihet një marrëveshje e ngjashme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë

-Sponzor-