Pas raportimit të Gazetës NewBorn, BQK denon mikrofinancën “MONEGO”

0

Muajin janar Gazeta NewBorn, kishte raportuar për keqpërdorimet që bën mikrofinanca Mongeo. E një muaj pas kjo bankë është gjobitur nga BQK-ja.

Mikrofinanca ”Monego” lëshon kredi me 113% interes (Dokument)

Monego dhe Iute Credit në disa raste kanë manipuluar me normat e interesit në kredi. Kështu është dyshimi që u ngrit gjatë ditës së sotme nga BQK, ku u tha se norma e interesit që lëshojnë shkon gati deri në 30% që fillimisht duket shume e leverdishme mirëpo më pas del që e gjitha të jetë mashtrim.
E BQK-ja ka vërejtur se Monego dhe Iute Credit i kanë mashtruar kosovarët me norma të interesit në kredi.

Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes Bankare në BQK, Mentor Geci thotë se kanë hasur në pa rregullsi deri sa i kanë kontrolluar raportet financiare të Iute Credit dhe Monego.

Burime të televizionit T7 kanë treguar se BQK-ja ka kërcënuar me mbyllje te gjithë aktivitetit te Monegos pasi e njëjta ka qenë duke shkelur ligjet dhe rregullat për shkak të rritjes së shpejtë të dhënies së kredive.

Kurse eksperti i ekonomisë, Lavdim Hamidi thotë se bankat në Kosovë po e shfrytëzojnë gjendjen e rënd ekonomike në vend derisa fitimet e tyre sipas Hamidit ishin shumë të mëdha vitin e kaluar.

Përgjatë vitit të kaluar i kanë fituar rreth 10 milionë euro para të pastërta dhe janë duke bërë përpjek që ta përvetojnë këtë kapital drejtuesit e këtyre institucioneve

Ndryshe muaj më parë ka publikuar shkrimet lidhur me Monegon dhe themeluesin e saj Aigars Kesenfelds, për mashtrimet që janë bërë nga ana e tij në Lituani se si është gjobitur atje për mashtrimet dhe dëmet që u ka shkaktuar qytetarëve si dhe është ngritur çështja se a do ta pësojnë edhe qytetarët e Kosovës të njëjtën gjë.

“MONEGO është në pronësinë e Aigars Kesenfelds një biznesmen e cili është i dyshuar për krime ekonomike, mashtrime, shpërlaje të parave dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg Boyko. MONEGO tani ka filluar të shtrijë rrjetin e saj edhe në Kosovë, ku fluksi i qytetarëve është jashtëzakonisht i madh për të marr kredi të shpejta”.

Bazuar “ky sistem i kredive të shpejta ka rezultuar të jetë fatal për shumë familje nëpër vende të ndryshme të Evropës. Mashtrimi përmes marketingut dhe normat e larta të interesit janë në kundërshtim edhe me normat reale të BQK-së. Sistemet e tilla nga i njëjti pronar dhe mashtrimet që janë bërë nëpër shumë shtete të Evropës, sot po rrezikojnë qytetarët e Kosovës nga një “sistem piramidal” siç është MONEGO.”

Biznesi i kredisë së shpejtë po gëzon plotësisht “marrjen” ekonomike dhe po fiton miliona në vit.

Fajde apo kreditimi grabitqar dënohet me burg, por Kosova, ndryshe nga shtetet e tjera, nuk i ka kufizuar kurrë normat e interesit të biznesit. Së paku deri tani, megjithëse situata tashmë ka arritur limitin e saj, ku kosovarët janë të zhytur deri në fyt në borxhe, fajde dhe kredi, e shumë nga ta edhe i kanë dhënë fund jetës së tyre apo edhe të tjerë që kanë humbur gjithë pasurinë ( biznes, shtëpi, makina apo dhe pasuri të tjera), kjo dukuri është mjaft shqetësuese dhe askush nuk e ka marrë seriozisht deri më tani.

Ndryshe nga bankat, të cilat duhet t’i raportojnë çdo muaj mbikëqyrësit të bankës, firmat e kreditit të shpejtë nuk janë nën kontroll të rreptë dhe ato përdorin marketing jo të saktë duke mashtruar huamarrësit.

Aigars Kesenfelds pronari i cili po përdor këtë strategji me marketing përmes kredisë së shpejtë MONEGO, i njëjti kishte vepruar edhe në Lituani dhe në shtetet e tjera baltike ku mashtrimi përmes marketingut kishte qenë shqetësuese dhe shkatërrues për shumë familje dhe biznese të vogla familjare, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vendlindjen e pronarit të MONEGO-s, Aigars Kesenfelds ku tani veprimtarinë e njëjtë po e zhvillon edhe në Kosovë.

Kosova.info, gjatë ditëve në vazhdim do të publikojë rrëfimet e viktimave të kredisë së shpejtë dhe lidhjet e pronarit të MONEGO-s Aigars Kesenfelds me miliarderët rus, ku investime e tyre në Kosovë po dërrmojnë qytetarët e Kosovës me kredi të cilat arrijnë normën e lartë të interesit deri në 68%.

-Sponzor-