Pas Veselit, edhe ish-figura kryesore e UÇK-së ftohet nga Specialja, në cilësine dëshmitarit

0

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Ai do të intervistohet më 19 dhjetor, raporton Express.

Lajmin se është ftuar nga Specialja e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Sponzor

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, ka shkruar Lladrovci.

Ndryshe, dje ftesë nga Specialja ka marrë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli.

-Sponzor-