PDK bën hapin e madh, vendos t’ia votojë marrëveshjet ndërkombëtare Qeverisë Hoti

0

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do të votojë pro ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, që kanë vlerën e më shumë se 300 milionë eurove.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se PDK’ja do të votojë pro për të mundësuar ratifikimin e marrëveshjeve, që sipas Qeverisë ishin konsideruar të domosdoshme.

Sponzor

Lexo Edhe:
Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person
“PDK është opozitë e Qeverisë, mirëpo kemi deklaruar dhe i qëndrojmë deklarimit se s’jemi opozitë e shtetit dhe interesit të qytetarëve të Kosovës. Kemi diskutuar brenda strukturave, por tani përfunduam edhe mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe kemi vendosur të përkrahim dhe votojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare që do të jenë në rend dite në Kuvendin e Kosovës. I përkrahim pa kushtëzime”, ka thënë ai duke paralajmëruar votimin pro për seancën e ardhshme.

Votimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme në dy seancat e fundit

-Sponzor-