Pensionistët dhe veteranët ende s’i kanë marrë pensionet, ja kur pritet t’i marin ato

0

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pensionistët, ende nuk i kanë marrë pensionet e tyre këtë muaj.

Madje, ata as nuk janë njoftuar paraprakisht për vonesën dhe po vazhdojnë t’i presin paratë. Por, nga BQK-ja njoftojnë se ato do të transferohen sot para orës 16:00

Sponzor

Në adresë të portalit Koha.net, që nga dita e djeshme kanë ardhur një numër i madh ankesash nga veteranët e pensionistët se pensionet s’u kanë dalë. Ndonëse, data 23 dhe 24, janë ditët kur pensionet çdo muaj u shkojnë në konto.

Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK, në një përgjigje për Koha.net tha se deri më sot në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës nuk janë procesuar mjetet e dedikuara për kryerjen e pagesave në 16 kategori pensionale.

“Këto mjete sot pritet të transferohen më së largu deri në orën 15:15”, tha Ahmeti.

-Sponzor-