Përfundon seanca ndaj “Syrit të Popullit”, dëshmon Presidenti Thaҫi

0

Ka përfunduar seanca ndaj “Syrit të Popullit”, ku ka dëshmuar edhe Presidenti i Kosovës.
r.
Ai kërkoi që seanca të mbahet e mbyllur, sepse sipas tij do të rrezikohet sekreti shtetëror.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi ka përsëritur se do të paraqes kallxim penal ndaj Kadri Veselit.

Ai ka shkuar edhe më tej. Sipas tij sjellja e këtij të fundit gjatë seancës së sotme, ka dëshmuar se gjykatat nuk janë të pavarura.

“Sot ka ndodhur diçka e çuditshme, kryeparlamentari i Kosovës shkel me dy këmbët ligjin. Kryeparlamentari i Kosovës sulmon të akuzuarit.

Kryeparlamentari i Kosovës fyen të akuzuarit. Kryeparlamentari i Kosovës i fyen edhe mbrojtësit e tyre. Andaj ky nuk është nivel i një kryeparlementari dhe kjo flet mjaft se në çfarë gjendje jemi. Është vërtetuar që ky gjyqësor me të vërtetë nuk është i pavarur.

Ky gjyqësor nuk guxon t’ia tërheq vërejtjen kryeparlamentarit. Ky gjyqësor tregoi që kryeparlamentari i Kosovës është më i madh se gjykatësit”, tha ai.

Sipas Krasniqit, për politikanët që udhëheqin, Vetëvendosja është obsesion.

“Unë do të paraqes kallximin penal në momentin që do e marr proces verbalin e këtij shqyrtimi, sepse në deklaratën e Kadri Veselit ka shpifje të natyrës më të rëndë që mund t’i bëjë një kryetar i parlamentit ndaj të akuzuarit. Shpifje pa asnjë bazë.

Shpifje drejtuar ndaj Ramabajës dhe Vetëvendosjes dhe unë i thashë edhe presidentit që me gjasë Vetëvendosje është obsesion i këtyre njerëzve që udhëheqin politikën”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi ka njoftuar se në këtë seancë është vendosur, që seanca e radhës të mbahet me 25 janar.

-Sponzor-