Përfundon takimi i Kurtit me dy emisarët e BE-së (Foto)

0

Ka përfunduar tashmë takimi i deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me dy Emisarët e Bashkimit Evropian, Christian Hellbach dhe Thomas Bertin, që u mbajt në seli të partisë.

Pas takimit që zgjati rreth një orë, Kurti përcolli emisarët deri të vetura, por nuk tha asgjë për media.

Të mbyllur ishin edhe dy emisarët të cilët pavarësisht këmbënguljes së medieve, nuk u ndalën të prononcohen.

Kurti u kthye menjëherë brenda në seli, derisa ishte deputetja Fitore Pacolli e cila doli jashtë dhe u tha gazetarëve se për takimin do të lëshojnë një komunikatë.

Kujtojmë se dy të dërguarit e posaçëm të Evropës Jug-perëndimore kanë zhvilluar sot takime edhe me presidentin Hashim Thaçi si dhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Pas këtyre takimeve nuk ka pasur asnjë deklarim lidhur me diskutimet që janë bërë brenda takimeve.

-Sponzor-