Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje

0

Pas pak minutave pritet të përfundoj takimi mes liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës, takim i nisur ky që nga ora 15:30.

Burime të sigurta të Gazeta NewBorn, brenda LDK-së njoftojnë se përkundër pritjes së madhe, nga ky takim nuk do të ketë dhe nuk do të dilet me marrëveshje.

”Ka pasur shumë përafrime, por nuk ka finalizim të marrëveshjes. Sonte nuk ka marrëveshje, ka edne dallime”, tha ky burim në kushte anonimiteti për Gazetën NewBorn.

Sipas këtyre burimeve gjatë javës pritet të mbahet takimi i fundit mes tyre, por me gjasë nuk do të ketë epilog ndonjë marrëveshje.

-Sponzor-