Piktuara që nuk  u bë profesion asnjëherë  

0

  

Reportazh për piktorin Skender Haliti nga fshati Greme të Ferizajit

Sponzor

Si vetë fëmijëria dhe gjërat e bukura nisin aty .

Nga imagjinata e vendosur në letër,në murë e në pëlhurë filloi të merrë frymë jeta e piktorit Skender Halitit nga fshati Greme të Ferizajit .

Talentin e piktorit Haliti e vërejtën profesorët nga shkolla fillore kur ai vizatonte  portretet e shokëve të  klasws pastaj vazhdoi të atyre që ishin në klasë më të larta me kërkesën e vetë profesorëve .  ‘’Talenti i tij është vërejtur nga mënyra se si i ka paraqituj vijat dhe si ka ditur  t’í dalloj ngjyrat,talenti i tij ishte vështir të fshehej sepse Skenderi punonte shumë “ ka thënë Sami Haxhimusa ,mesuesi i Skender Halitit.

Kjo e shtyri të vazhdojë e të zhvillojë talentin e tij prej piktori .

Prej punimeve të para në moshën 12 vjeçare arriti punime të panumërta  deri më tani.

 

 

Nga muret filloi të njihej puna e tij

‘’ Nuk ishte e  vështirë të zhvilloja talentin sepse kisha mbështetjen e të gjithëve familjes ,profesorëve e shokëve ,por ishte e vështirë të shkollohesha në atë kohë ‘’ theksoi Haliti.

‘’Kisha dëshir që talentin ta vazhdoja më tej me shkollim ‘’

Teknikat e para të artit i mori nga kusheriri i tij të cilin e vizitonte kur ai bënte piktura dhe e shikonte për mënyra të reja të cilat mundohej t’i zbatonte posa gjente një letër ku mund t’i paraqiste ato,pastaj mësimet e tjera i mori vetë duke punuar vazhdimisht .

Haliti ishte në moshën 18-19 vjeçare kur filloi që veprat e tij t’i paraqes tek të tjerët ,ku më vonë u kërkua shumë nga të afërmit  dhe rrethi i tij.

‘’Ishin muret  ato ku fillova  t’i paraqes vijat e mia të para tek të tjerët,në fakt ishin muret e odave e salloneve të shtëpive’’ , vazhdoi duke thënë Haliti.

Vazhdonte nga piktura në pikturë dhe kështu filluan ta njihnin të tjerët.

 

Studime që mbetën të pa përfunduara

Piktori Haliti vendosi të studionte por kjo për arsye të rrethanave ishte thuajse  e pamundur.

‘’Gjatë kohës së luftës ishim largu nga shtëpia me familje dhe kur u kthyem sikur nuk kishim pasë kurgjo’’ theksoi Haliti.

Formimi i një jete të re në kushte të reja e bëri që të mos e vazhdojë shkollimin .Në pamundësi të kushteve dhe mjeteve të nevojshme e  bëri që në atë kohë t’i improvizonte ato si brushat e krijuar  nga bishti i kalit e copat e drurit mbi të cilat pikturonte.

‘’Pikturat e mia të cilat janë akoma gjallë të punuara gjatë viteve 90-ta më bëjnë të përmirësohem dhe të vazhdojë të pikturojë ‘’ ka thënë Haliti.

Një ndër pikturat të cilën e sheh çdo ditë është ajo e vendosur në pompën e fshatit ku jeton e punuar në vitin 1995.

‘’Piktura është e vendosur brenda lokalit te pumpës dhe kam vendos mos hek se aty është prej fillimit dhe qendron si piktura e vetme’’ ka thënë Emin Bajrami pronar i pompës.

 

 

Brenda katër mureve në hapsirë të pafundme

 

Për veprimet e bëra në  të kaluarën Skender Haliti  në vitin 2008 u dënua me gjashtë vite

burg ,ku i kaloi në një nga burgjet e Kosovës dhe pasë përfundimit të dënimt vazhdoi jetën i lirë,

Piktura është qetësim i shpirtit .

Kjo e ndihmoi të kalonte kohën kur ishte në burg  me anë të së cilës i bëri të tjerët të lumtur  dhe ndiente vetën në hapsirë të hapur.

Nga dhom prej 4×5 metër katror në një atelie ku u punua me shumë ngjyra dhe vullnet .

‘’ Një herë një shokut do i vinte e dashura për vizitë dhe ishte i  brengosur pse nuk kishte bërë dhuratë për të ,pastaj unë bëra  një pikturë shpejt e shpejt ,ku po e shihja  si po ndihej dhe mundohesha t’ia pikturoja ndjenjat’’ theksoi Haliti

Gjatë kësaj kohe u plotësua dhe financiarisht  sepse vizitorët  dhe ndonjëherë të burgosurit ,të mahnitur nga puna e tij kërkonin që t’I blenin ato vepra në të cilat më së shumti ishte paraqitur  imagjinata dhe më pakë punonte  në ato abstrakte.

‘’Paraqitja natyren sepse ajo më mungonte ‘’ thoshte Haliti

 

Atelia e burgut tashmë ishte shëndërruar në një vendë  ku mund të punonte tërë  kohën .

‘’Ju artistët keni nevojë për kohë’’ u thoshin policët nga të cilët tërë kohën kishin mbështetje  ,tregon ai.

Vepra të pakarasueshme në mënyrën material

Piktura vazhdon të mbetet pjesë e jetës së tij ,të cilën e vendos të parën  në kohën e tij të lirë.

‘’Arti në vendin tonë është pakë mbrapa’’ shprehej disi i palumtur  kur thoshte këtë  por prap kjo nuk e bëri që te ndalte ,tërë kohën mundohet të kriojë vepra të cilat krahas shitjes i dhuron  me dëshirë.

Veprat të cilat i marrin kohë dhe përkushtim të madhë nuk ka dëshirë t’í shes asnjëherë por t’i  dhurojë tek  persona të veçantë.

Talentin e tij po e konsideron gjenetike e për këtë ndihet mirë  sepse nga angazhimi i tij vëren dhe interesimin e të birit .

-Sponzor-