PISA, pasojë e Pisave të politikave shtetërore në Kosovë

0

 

Agjensioni ndërkombëtarë për testimin e dijeve arsimore PISA testoi edhe njëherë sistemin dhe rezultatet e sistemit arsimorë të ndërtuar nga Pisat e politikës duke i testuar ata që janë viktima (nxënësit) të mosdijes të të paditurve që po ua vrasin të ardhmen.
Ministri në thye qafje (largim), deklaroi në padenjëshmërinë që i lexohej në surratin e tij debillosur nga padituria, se për të përmirësuar këtë situatë do të duhen mesë 20 vite.
Për ironi këtu përafërsisht ja ka qëlluar. Se vetë shefi i partisë së tij pas lufte jo vetëm mori diplomën e fakultetit si jurist por atë të masterit e mori për dy ditë pas aplikimit të dokumentacionit, duke e ngrënë një drekë me stafin e profesorëve dhe të administratës që e kishin “nderin” të ia ndanin certifikatën me titullin mastër shkencor.
Pra në këtë standard shpërndarjeje të diplomave për tituj akademik, profesoriati i UP dhe Kolegjeve private apo “fabrikave të diplomave”, (që pajisen me Diploma dhe tituj shkencorë lidershipin politik që në emër të meritokracisë së luftës nuk nguruan të marrin të gjithë titujt e mundshëm shkencorë si Doktor shkence, Gjeneral ushtarak etj., si meritë lufte e jo e dijeve shkencore), mbajnë peshën e përgjegjësisë së pandershmërisë së tyre intelektuale dhe profesionale, mungesës së integritetit dhe guximit personal.
Krejt këtë për të shlyer mëkatin e mos përfshirjes në vijat e frontit siç i kanë gjykuar partizanët e luftës çlirimtare, ë nuk e kanë fare idenë e kategorizimin platonian të shoqërisë njerëzore në ata që punojnë, ata që të japin mjetet e punës dhe ata që drejtojnë.
Këtë pa dinjitet deri në hipokrizi të profesoriateve të universiteteve publike dhe private që janë në numër të barabartë me pikat e karburantit në Kosovë e edhe në Maqedoni përkatësisht Tetovë, e shfrytëzuan paskrupullsisht shumica e lidershpit të sotëm udhëheqës në ekzekutiv e administratë shtetërore, parlament por edhe në sistemin e gjyqësisë, arsimimit dhe borde drejtuese të ndërmarrjeve publike, aset kryesore të shtetit dhe agjensione për përmirësimin e cilësisë së jetës apo mbatjen e rentabilitetit ekonomik e zhvillimor të ndërmarrjeve publike, si dhe në vet mekanizmat për kontrollin e demokracisë në një vend siç janë ZKA, OMBUDSPERSONI, KMLDNJ, që tani më udhëhiqen nga administratorë vendor partiak të komprometuar që më shumë se kontrollin e demokracisë po e bëjnë përligjjen e veprimeve të tyre institucionale të inkriminueshme, etj.
Krejt këto do të ishin të tejkalueshme sikur kjo kategori injorantësh me diploma , apo siç i kategorizonte raporti vjetore i BB, “analfabet me diploma” apo dukurinë “shumë diploma pak dije” të mos kishin mare kurajën dhe të inkuadrohen për të ligjëruar apo në mësimdhënie në të gjitha nivelet nga ai primar – sekondar dhe universitar i shkollimit.
Për pasoj sot kemi si produkt i injorancës “akademike” gjeneratën e pestë të baqellorëve me diploma pa dije; gjeneratën e tretë të mastereve shkencore po ashtu pa dije; pothuaj gjenerata e dytë e Doktorëve të shkencave që tani është mirë të fillojnë të mësojnë për të mbajtur këta tituj. Apo në rastin më të mirë e të mundshëm të organizohet një ri testim përmes një provimi profesional shkencorë përkatësisht për çdo profil shkencor dhe nivel akademik të të gjitha kategorive që janë përfshirë në institucione të shtetit.
Të gjitha këto kategori të (pa) shkolluarish të instaluar në sistemin arsimor kanë bërë që të prodhojnë nxënës që PISA i nxjerrë më të pa aftit në botë, gjimnazist që kur shkojnë në perëndim i kthejnë në shkollimin e mesëm të ulët dhe student baqellor që nuk janë në gjendje të shkruajnë 36 shkronja në renditje të saktë deh as numrin e tërësishëm të shkronjave të alfabetit dhe as të flasin me gjuhej e unisuar pa dialektet lokale por që ua kompensojnë kravatat dhe kostumet e shtrenjta dhe mjekrat gjysme të rruara. E këto mjekra sikur të i trajtonim me standardin e ish regjimit jugosllav dot ë kualifikoheshin në dy kategori (në origjinal Brada znanja ili Brada sranja – Mjekra të dijes, apo Mjekra të Dhijes).
Nga ky klasifikim këto mjekra kanë shkaktuar një dëm të pa rikuperueshëm në shoqërinë tonë dhe për pasoj asanimi i kësaj situate do të prodhoj konsekuenca edhe për dy breza, që i bije se është vrarë e ardhmja e Kosovës edhe për 40 vite me padije.
Krejt kjo është një vajtim mjeran, edhe kjo që po them unë deri sa nuk ka institucion të përgjegjësisë në këtë vend dhe dikush të pësoj ligjërisht për dare, facere et prestare, si dhe disa të eliminohen politikisht nga sistemi shtetërorë i Kosovës, në cilëndo fushë qoftë kjo. Kurse çdo vendim gjyqësor të jetë me pasoja juridike që nënkuptojnë se duhet të kenë si pasoj ndalimin e ushtrimit të profesionit në cilën do fushë qoftë kjo.

A.Hida

-Sponzor-