Plani i Daut Haradinajt për mjedisin fillon nga vetë Komuna

0

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, deri tani ka bërë një fushatë interesante, duke prezantuar para qytetarëve një platforme inovative qeverisëse.

Është hera e parë që Prishtinës i prezantohet një vizion krejt i ri, ku përbërës i platformës qeverisëse nuk është vetëm asfalti, por edhe projekte inovative që sinjalizojnë orientimin drejt shembujve bashkëkohor të civilizimit dhe teknologjisë.

Sponzor

Njëri prej zotimeve të Daut Haradinajt është blerja e veturave elektrike për nevojat e Komunës së Prishtinës. Haradinaj planifikon që në mandatin e parë qeverisës, të gjitha veturat e të gjitha departamenteve të Komunës së Prishtinës, t’i zëvendësoj me vetura elektrike.

Veturat elektrike janë projekti më serioz i dekadës së ardhshme në industrinë botërore të veturave. Përderisa prodhimi i tyre ka nisur nga brendet më serioze botërore të veturave, po ashtu, në shumë shtete të botës ka nisur edhe shfrytëzimi i tyre.

Parashikimet janë që deri në vitin 2030, në botë të dominojnë veturat elektrike, prandaj pajisja e komunës me vetura elektrike, pa dyshim që do të ishte nxitje pozitive edhe për institucionet tjera, por edhe për qytetarët, që t’i zëvendësojnë makinat e tyre që ndotin ambientin dhe shpenzojnë shumë, me makinat elektrike.

Një tjetër synim, i rreshtuar në programin e Haradinajt, është vendosja e paneleve solare në objektet komunale, në mënyrë që një pjesë të konsumit elektrik, komuna ta prodhojë vet nëpërmjet këtyre paneleve për energji diellore.

Po ashtu, ndriçimi publik në komunën e Prishtinës, nën udhëheqjen e Haradinajt, do të zëvendësohej nga sistemi klasik që furnizohet me energji elektrike në sistem solar të ndriçimit. Përderisa në botë ndriçimi publik instalohet pothuajse tërësisht me sistemin solar të energjisë, në Kosovë ende praktikohet instalimi i sistemit klasik.

Pa dyshim që implementimi i këtyre tri projekteve si fillim do të ishte një nisje e mbarë drejt ndjekjes së teknologjisë së re, që edhe konsumon më pak, por edhe nuk shkakton ndotje në mjedis.

-Sponzor-