Polemika me flamurin, ky është zhvillimi i fundit që e bën këta persona

0

Disa qytetarë po planifikojnë protesta për rikthimin e flamurit kombëtar te ‘Rrethi’ në Prishtinë.

Nëpërmjet një thirrje në Facebook, po kërkohet që nesër në mesditë të protestohet te ‘Rrethi’ aty ku sonte u vendos flamuri shtetëror i Kosovës.

Ftesa është shpërndarë nga faqja ‘Kosova është Shqipëri’ në Facebook.

“Nesër (14.02.18) nga ora 13:00 në mesditë takohemi te Rrethi i Flamurit, për ta kerkuar rivendosjen e flamurit tonë kombëtar të larë me lot e me gjak.

Në rrethin e flamurit nuk ka vend asnjë flamur tjetër pos ati kombëtar, ky flamur me jetë është mbrojtur e kështu do mbrohet.

Flamuj të tjerë vendosni kudo, por jo në vendin që i takon shqiponjës sonë.

Shqiptarë BASHKOHUNI! Ejani te gjithe me flamura KUQ E ZI!”,

-Sponzor-