Polici Malësor Dashi kishte caktuar këtë datë për martesë, ky ishte këngëtari të cilin e kishte zgjedhur për dasmën e tij

0
Sot pas gjashtë ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë trupi i policit nga Kaçaniku, Malësor Dashit, i cili bashkë me shokun e tij, Armend Trena ishin aksidentuar të shtunën mbrëma, e më nuk dihej për fatin e tyre, raporton Gazeta NewBorn.
Malësor Dashi kishte pak kohë që ishte fejuar me të dashurën e tij, B.SH, më saktë në muajin gusht të vitit 2017.

Ata kishin caktuar edhe datën e dasmës e cila ishte më 1 gusht 2018.
Çifti ishin bërë gati të bënin dasmën këtë verë, edhe këngëtari ishte zgjedhur, por ky gëzim u ndërpre nga fatkeqësia e natës së shtunë ky dy policët dyshohet se ranë në Lumin Lepenc.

Gazeta NewBorn, merr vesh se këngëtari i përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Malësorit dhe nuses së tij ishte Besart Lika këngëtari nga Tetova.

Ai përmes një statusi në facebook ka treguar se ka qenë në plan të këndojë në dasmën e mikut të tij Malësorit, por gjithcka morri kahje tjetër dhe shpreh dhimbjen e tij të madhe lidhur me rastin, shkruan Gazeta NewBorn.

Ai ishte djali i vetëm i familjes Dashi duke lënë pas gjashtë motra/Gazeta NewBorn/

 

-Sponzor-