Policia e Kosovës merr aksion, ja kujt i futet brenda në shtëpi (Video)

0

Të enjten e kaluar, policët e Kosovës kishin shkuar ta arrestojnë Ugur Toksoy, drejtorin e Fondacionit Atmosfera në Prizren.

Shpëtoi nga deportimi në Turqi sepse nuk ishte në shtëpi momentin kur policia po e kërkonte.

Sponzor

“Kur të nesërmen u ktheva në shtëpi fqinjët më treguan se të njejtën orë të ejtën policia e Kosovës dhe police civilë kanë rrethekuar shtëpinë time dhe kanë trokitur në derë. Por, meqë askush nuk doli nga shtëpia ata u larguan”, thotë Toksoy për T7.

Por, gjashtë kolegët e tij nga Fondacionit Gylistan iu dorëzuan zyrtarëve turq. Dhe për këtë ai ndjehet i shqetësuar.

“Unë shumë u pikëllova kur kuptova se shokët e mij janë kidnapuar në anë mënyrë. Ajo cfarë ndodhi nuk i shkon për shtati Kosovës dhe popullit shqiptar”.

Toksoy, që vitin e kaluar u la i lirë nga gjykata në mungesë provash, e ka një hall me Presidentin Thaci.

“Presidenti Thaci në fillim tha që nuk kam pasur informacion. Pastaj tha që nuk është në rregull. Dhe në fund tha që këta kanë qenë rrezik për sigurinë kombëtare. Vetë djali i tij është i diplomuar në shkollën Mehmet Akif. Athua sot e kuptoi Presidenti Thaci që këta janë rrezik për sigurinë kombëtare? Dhjetë vite se kuptoi dhe sot arriti t’a kuptoj këtë”:

Megjithëse shokët e tij u arrestuan ai nuk ndjehet i frikësuar.

Madje, me kembëngulje thotë se do vazhdoj të qëndroj në Prizren, qytetin ku jeton që 11 vite.

“Unë nuk do të heqi dorë nga jeta në Kosovë. Këtu ka shumë njerëz të mire dhe këtu ne kemi shumë shokë të mire. Shumë here më pare më kanë sygjeruar të largohem nga Kosova, por unë nuk jam në anën e atyre që ikin. Do vazhdoj të qëndroj në Prizren”:

Përderisa gjashtë shokët e tij nga xhemati i Gylenit janë dorëzuar autoriteteve turke ai vazhdon të ecën i lire dhe pa frikë në Prizren.

-Sponzor-