Policia e Kosovës nuk do t’ju ndjekë më vetëm me vetura, por edhe me…

0

Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe rritjes të sigurisë së përgjithshme në trafikun rrugor, ka filluar patrullimet me skuterë.

Komunikata për media e dërguar nga policia thotë se ky patrullim, i cili besohet se do të jetë më efikas, pos aspektit parandalues do të jetë më praktik edhe në arritjen për kohë më të shkurtër aty ku kërkohet intervenimi policor.

Sponzor

Policia e Kosovës, në vazhdimësi me aktivitete të ndryshme parandaluese, po operon me qëllim të uljes së aksidenteve në trafik në përgjithësi e me theks të veçantë të atyre me fatalitet.

Njësia e Trafikut Rrugor e regjionit të Prishtinës, që nga sot (08.05.2018), do të fillojë me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit” – ku fokusimi kryesor do të jetë në parandalimin dhe kontrollin e tejkalimit të shpejtësisë, tejkalimi në vijën e plotë, si dhe kundërvajtje të tjera.

Policia vazhdon të apelojë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të respektohen rregullat e trafikut rrugor, të përshtatet shpejtësia e automjetit kushteve të rrugës, të respektohen pjesëmarrësit tjerë në trafik.

-Sponzor-