Policia e Serbisë arreston ushtarin serb të FSK-së, Haradinaj reagon ashpër

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka bërë të ditur se një ushtar serb i FSK-së po mbahet i arrestuar nga policia serbe.
Haradinaj ka shprehur shqetësime në lidhje me këtë akt, transmeton Gazeta NewBorn.

“Që nga dita e djeshme, ushtari i FSK-së, Milosh Shoshiq (i përkatësisë serbe), po mbahet i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul. Për këtë veprim shpreh shqetësimin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Sponzor

Shefi i qeverisë kosovare ka thënë se ky veprim është në kundërshtim me qeverinë e Kosovës, dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë nderkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Do t’i qëndrojmë pranë familjes Shoshiq”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Arrestimin e ushtarëve serbë që janë pjesë e FSK-së e kishte paralajmëruar Marko Gjuriq.

Ai ditë më parë kishte thënë se këta ushtarë do të arrestohen dhe do të dënohen sipas ligjeve serbe. /Gazeta NewBorn/

-Sponzor-