Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi Adem Grabovci

0

Nuk ka të lënduar në aksidentin që u raportua se u përfshi zyrtari i PDK’së, Adem Grabovci.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Gazetën Express se nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë pati vetëm dëme materiale.

Sponzor

“Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Peje ne dalje te autostrades te Gjurgjica dhe raportohet vetem per deme materiale. Njesitet kompetente policore po trajton rastin”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq para pak qasteve për aksidentin foli edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Graboci.

Ai tha për Express se vetura e tij ka goditur një veturë tjetër, por nuk tregoi nëse ai ishte brenda veturës.

-Sponzor-