Policia ‘u jep një mësim’ njëherë qytetarëve të rebeluar në Ferizaj, pastaj i dërgon vetë në spital për mjekim

0

Mbrëmë pas orës 21:00 në qytetin e Ferizajt, saktësisht tek qendra tregtare “Village”, ka ndodhur një përleshje mes disa qytetarëve të pandërgjegjshëm dhe dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Personat në fjalë fillimisht janë dërguar për mjekim nga policia në spital, pastaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan Gazeta Metro.

Inspektoriti policor i Kosovës i ka thënë Metros se pas njoftimit për këtë rast kanë dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes, dhe janë arrestuar personat në fjalë.

Sponzor

“Në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me dy personat e arrestuar nga policia të cilët janë dërguar në emergjencë nga vet policia për kontroll mjekësore dhe të njëjtit kanë deklaruar se trajtimi i tyre në stacionin policor ishte korrekt. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me Prokurorinë drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjën e IKP’së.

Zëdhënesi i policisë në Rajonin e Ferizajt Agim Gashi ka konftimuar për Metron ngjarjen duke theksuar se personat e arrestuar janë janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe me rastin po mirret policia rajonale dhe prokurporia.

“Mbrëmë pas orës 21:00 në Ferizaj ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave që nuk u janë bindur organeve të rendit, dhe dy pjesëtarëve të policisë. Ata, janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Personat në fjalë nuk kanë respketuar rekomandimet e qeverisë në rastin e pandemisë”, ka thënë Gashi.

Mbrëmë pas përleshjes qytetarët që nuk kishin maska dhe kundërshtuan policinë kanë marrë lëndime të lehta turpore dhe më pas janë dërguar vetë nga policët në spital, dhe më pas në rajonin e policisë.

Mbrëmë për Metron një qytetar nga treguar se si erdhi ngjarja deri këtu, duke theksuar se ata nuk i janë bindur policëve.

“Asnjani nuk kishte maska në fytyrë, dhe ku i ndali policia dhe ua kërkoi letërnjoftimat njani prej tyve i mshoj policit grusht, dhe tani vazhduan dy palët me grushta. E kom ni t’i thanë çite maskën por nuk e ngojke policinë”, tha për Metron një qytetar i cili qe në vendin e ngjarjes.

Nga përleshja fizike kanë pësuar lëndime trupore edhe zyrtarët policorë të përfshirë në

-Sponzor-