Politikat shendetsore apo Shendetesia politike !

0

Shkruan: Valenton Amerllahu

Shëndetësia primare dhe mbrojtja e shëndetit publik jane vetem dy nga disa deget e percaktuara me ligj e ku sherbimet e tyre duhet të sigurohen nga niveli komunal. Në realizimin e kësaj përgjegjësie, komunat duhet të kujdesen dhe angazhohen për plane konkrete veprimi dhe politika të qarta për avancimin e mëtejmë të shërbimeve primare shëndetësore.

Por si qendron situata ne teren. Derisa per Prishtinen dy vitet e fundit flitet se ka ngritje te cilesise se sherbimebe, vetem pak kilometra me tutje, ne Komunen e Lipjanit, perkunder publicitetit politik te nivelit lokal, gjerat ne teren duken krejtesisht ndryshe. Konkretisht ne fshatin Shalë, ku sipas informacionit zyrtarë Ambulanca e fshatit ofron sherbime ne dy nderrime, 12 orë, por duhet te urosh qe te mos kesh pune aty pasiqe, jo qe nuk ka doktor/specialist 12 ore, por aty nuk ofrohen as sherbimet me esenciale gjate dites, ndersa ne ora 17 dyert jane te mbyllura.

Kjo ndodh ne nje Qender Mjeksore ne te cilen gravitojne nje serë fshatrash me rreth 8 mije banorë. une po them rreth 8 mije, por kryetari Ahmeti e di sakt numrin, pasiqe ai kalkulon cdo numer dhe i sheh si kundervlere ne vota. Ndoshta, “problemi” eshte se partia qe ai perfaqeson nuk ka shumicen e votave te ketyre banoreve, derisa pjesa tjeter per hater te orientimit politik edhe e mirkuptojne, dhe sakrifikojne duke kerkuar sherbime ne ndonje Qender tjeter te Mjekesise. Por, kur jemi tek kjo pike, duhet te jeshe me fat qe te ofrojne sherbime ne Qendrat e Mjekesise Familjare, jashte teritorit administrativ komunal, pasiqe nuk mjafton te shkosh me urgjence qe te kursehesh nga “referimi formal i rregullores” se ata nuk mund te pranojne raste nga fshatrat qe nuk jane nen administrim te komunes se tyre.

Kjo nuk eshte nje storje e imagjinuar por ndodhi sot, dyert e mbyllura ne ambulancen e fshatit Shalë, dhe refuzimi formal ne ambulancen e Komoranit. Derisa per te paren, duhet te japin pergjigje autoritetet komunale te Lipjanit, ceshtja e dyte duhet te ngritet ne nivel Qendror, pasiqe ne asnje rrethane askush dhe askund si rast urgjent nuk guxon te refuzohet me arsyen “formalo-banale” se nuk eshte banore i kesaj apo asaj komune.

-Sponzor-