Prapanica më e popullarizuar e Instagramit: Tri sekrete për prapanicë e cila sfidon gravitetin!

0

Jen Selter në profilin e vet në Instagram rregullisht tregon se si të arrini figurën e dëshiruar. Pra, nëse dikë duhet ta keni idhull, atëherë vërtet ajo do të jetë idhull juaji.

Nëse ju duhet inspirimi për forcimin e kësaj pjese të trupit – provoni ushtrimet me të cilat Jen ndihmon të mbani prapanicën të ngritur dhe të fortë, transmeton Telegrafi.

Sponzor

1

1. Galiç ala-Jen

Hapni këmbët me shputat të vendosura gjerë sa më shumë që të jetë e mundshme, duke e bërë shkronjën V, drejtojeni shpinën, ndërkaq para vetes hapni duart në lartësinë e gjoksit.

Lehtë lëshohuni deri në dysheme dhe ngrihuni në pozitën fillestare.

2

2. Ngritja në të katra

Uluni në dysheme “në katër gjymtyrët”: mbështetuni në dysheme në pozitë horizontale në duar dhe gjunjë dhe mos harroni të drejtoni shpinën.

Në mënyrë ritmike ngrini njërën këmbë në drejtim tavanit duke u mbështetur në gjymtyrët e tjera.

Bëjeni këtë ushtrim 15 herë, dhe ndërrojeni këmbën.

Rezultate plotësuese për zonën e vitheve dhe kofshëve do t’i arrini nëse secilën këmbën e ngrini anash – nga kofsha.

3. Mbështetur në karrige kafeneje

Qëndroni me shpinë të drejtuar dhe këmbë përballë murit apo karriges së lartë me duar të shtrira drejt në nivel të gjoksit.

Përkuluni lehtë përpara me pjesën e sipërme të trupit, ngrini këmbën e djathtë sa më shumë që të mundeni në drejtim të tavanit, pastaj butësisht kthejeni në pozitën fillestare.

Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë, dhe njësoj veproni edhe me këmbën tjetër. /Telegrafi/

-Sponzor-