Presidenti-kryeministrit: Korrigjohu ose ndërrohesh shpejt

0

Presidenti Thaçi i ka komentuar sot deklaratat e kryeministrit Haradinaj, i cili më here kishte thënë se ngushëllime të gjithë atyre që përkrahnin korrigjimin e kufijve.

Thaçi ka thënë se pret nga kryeministri të jetë shumë më racional dhe i përgjegjshëm në deklaratat dhe qëndrimet e tij lidhur me dialogun.

Sponzor

Madje, ai është shprehur i sigurt se kryeministri mund dhe ka nevojë ti korrigjoj deklaratat dhe qëndrimet e tij, sepse, sipas tij, të gjithë e dinë se pozitat nuk janë të përhershme.
“Kryeministrat dhe presidentët mund të ndërrohen, shkojnë dhe vijnë të tjerë. Sidomos mund të ndërrohen shpejt në rast se ata nuk korrigjohen”, ka thënë Thaçi.

Kjo ishte deklarata e plotë e tij:

“Deklaratë interesante nga ana e kryeministrit, që tregon se ai ndoshta është në humor të mirë ose ndjehet tepër komod në karrigen e tij. Por, të them të drejtën, unë kam pritur nga kryeministri të jetë shumë më racional dhe i përgjegjshëm në deklaratat dhe qëndrimet e tij lidhur me dialogun.

Por, ai ka dështuar të bëj një gjë të tillë, sidomos në javët dhe muajt e fundit.
Nuk jam aspak i shqetësuar nga këto deklarata populiste dhe pa asnjë përmbajtje, sepse tek e fundit unë jam duke udhëhequr negociatat në kuadër të dialogut dhe jo kryeministri.

Por, sido që të jetë, unë pres dhe kërkoj nga kryeministri një qasje shumë më të mençur në këtë proces dhe në përputhje e interesin tonë shtetëror. Jam i sigurt se kryeministri mund dhe ka nevojë ti korrigjoj deklaratat dhe qëndrimet e tij lidhur me procesin e dialogut. Sepse të gjithë e dinë, se pozitat tona nuk janë të përhershme. Kryeministrat dhe presidentët mund të ndërrohen, shkojnë dhe vijnë të tjerë. Sidomos mund të ndërrohen shpejt në rast se ata nuk korrigjohen.

Mirëpo, përtej këtyre deklaratave populiste dhe aspak racionale, institucionet e Republikës së Kosovës dhe bartësit e tyre, duhet të jenë shumë më serioz dhe të punojnë në harmonizimin e qëndrimeve shtetërore në këtë proces të vështirë. Unë konsideroj se marrëveshja me Serbinë është e domosdoshme, sepse nëpërmjet saj Kosova mund të arrijë qëllimet e saj thelbësore: bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, njohjen formale nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

Unë jam shumë i bindur se një gjë e tillë është e mundur dhe Kosova e ka përkrahjen e të gjithë partnerëve strategjikë në këtë drejtim”, ka thënë presidenti Thaçi.

-Sponzor-