Prestigjozja ‘Time’ e goditi rëndë Haradinajn, Qeveria pa koment

0

Qeveria e Kosovës edhe sot ka zgjedhur të heshtë dhe të mos komentojë shkrimin e revistës prestigjioze Time për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Aty shkruhet se Haradinaj radhitet në mesin e pesë personave të arratisur më të kërkuar në botë, ku flitet për të kaluarën e tij në krye të UÇK’së, si dhe për tensionet e fundit me gjykatën speciale.

Sponzor

“Qeveria e Kosovës nuk komenton shkrimet e revistave”, ishte përgjigja nga zyra e kryeministrit kur u pyetën nga Express për tekstin e publikuar në prestigjiozen amerikane. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Në këtë shkrim thuhet se Haradinaj kishte bërë emër gjatë konfliktit të viteve të 90’ta në Kosovë. Aty tregohet se ai ishte komandant i UCK’së, i akuzuar për torturë dhe vrasje të serbëve, i cili në mungesë të provave ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës gjatë viteve 2008 e 2012.

Madje, aty shkruhet edhe se Serbia vazhdon të kundërshtojë Kosovën si shtet i pavarur duke kërkuar ekstradimin dhe dënimin e Haradinaj në Serbi.

Duke folur për Gjykatën Speciale, thuhet se elita politike e Kosovës në krye me kryeministrin po tentojnë t’i shmanges kësaj gjykate.

“Nuk është vetëm Serbia nga e cila Haradinaj po përballet me sfida. Me urdhër të aleatëve perëndimor dhe të ndihmuar nga BE’ja, parlamenti i Kosovës në vitin 2015 u pajtua që të krijonte një gjykatë speciale për krime të luftës me bazë në Holandë, por do të operonte nën juridiksionin e Kosovës. Kjo lëvizje u konsiderua si instrumentale në stabilizimin e gjeopolitikës në Ballkan. Vetëm tani ka paralajmërime për shfuqizimin e saj [Speciales], Haradinaj dhe elita politike e Kosovës është duke shikuar për mundësitë e shmangies së kësaj Gjykate”, përfundon shkrimi.

As dje qeveria nuk është përgjigjur për këtë çështje.

Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, bëri me dije se nuk ka asnjë koment.

Ai thotë se s’kanë asnjë vlerësim për raportimin që ka bërë Time.

“Nuk kemi ndonjë vlerësim për këtë raportim”, tha shkurtimisht ai.

-Sponzor-