Prishtina në alarm, edhe sonte e para në botë për ajrin e ndotur!

0

Prishtina sonte sërish listohet e para në botë. Por, nuk është diçka për të mirë. Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel rekord e alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e lejuara.

Prishtina aktualisht është në vendin e parë në botë me ajrin e ndotur, duke lënë pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur.

Nga matjet që janë bërë në orën 18:00 rezulton se cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 359 ppm (mbrëmë ishte 350), që është shumë herë më shumë se norma e lejuar.

Këto të dhëna janë marrë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane.

Kohëve të fundit është vlerësuar se cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg kritereve të lejuara, duke kaluar kështu madje edhe në nivele shqetësuese për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht grupeve më sensitive.

-Sponzor-