Prof. Hoti: Para Bahtirit gjakderdhja u përmend në Prishtinë dhe në Tiranë

0

Ish-zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që sot përmendi vëllavrasjen në rast se nuk shkohet në zgjedhje të reja, raporton Gazeta Express

Hoti ka shkruar në Facebook se tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje.

Sponzor

“Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje. E para është bërë në Kuvend nga kryeministri në detyrë, e dyta nga Tirana dhe e treta sot nga Mitrovica. Por, jam i bindur se kjo shoqëri ka maturitetin e nevojshëm për të ndaluar zërat e tillë, tash, menjëherë dhe përgjithmonë”, ka deklaruar ai.

Hoti ka kritikuar, gjithashtu, kreun e Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se mungon koordinimi me komunat dhe mbështetja ndaj tyre.

Sipas tij, paritë politike duhet të kryejnë konsultimet e thirrura nga presidenti i shtetit.

“Partitë politike në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione. E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare. E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate. Rrugë tjetër nuk ka. Të gjithë të bëhemi të përgjegjshëm për respektimin e Kushtetutës dhe rendit demokratik”, ka thënë ai

-Sponzor-