Profesori i cili i ka dy vëllezër invalidë të luftës i reagon Buxhovit

0

Flamur Maloku, profesor universitar i cili ka dy vëllezër invalidë nga lufta e fundit në Kosovë ka reaguar pas deklaratave të historianit Jusuf Buxhovit i cili tha se lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër.

Maloku ka shkruar duke thënë se shteti i Kosovës pikërisht i ka rrënjët në luftën e pastërt të UÇK-së.

Sponzor

Ja postimi i tij;

Kjo Republikë, i ka rrënjët në gjakun e pastër dhe në luftën e drejtë të UÇK-së

Nuk mund të qëndroja pa reaguar, jo vetëm hatri i dy vëllezërve të mi që tashmë janë invalidë të luftës, por më shumë për ta tërhequr një vërejtje, gjithsesi për të thënë e për ta ruajtur njërën prej vlerave më të qenësishme të historisë sonë të fundit me të cilën identifikohet kjo republikë që e kemi!

Është e ulët, nga një intelektual si Buxhovi, të bësh etiketa të tilla për luftën e drejtë të UÇK-së. Se kujt i shërben zotëria me at arsenal etiketash, as që dua t’ia di. Janë të gërditshme. Përvoja ime empirike, ndonëse atëbotë – fëmijë, më ka mësuar mjaft. Mbaj mend fare mirë, dy vëllezërit e mi, iu bashkuan radhëve të UÇK-së, ndërsa në familje s’kishte bisedë tjetër veç asaj: rreth luftës së drejtë të djemve dhe vajzave tona që donin ta paguanin lirinë me çmimin e jetëve të tyre. E mbaj mend fare mirë, unë, ndonëse i ri, ëndrroja të bëhesha po ashtu ushtar – sepse, ku e di një botë infantile se ç’është lufta?! Sido që të jetë, ata që u sakrifikuan për «tokën e shenjtë», duke derdhur gjakun, nuk e ndotën lirinë, por e ujitën atë.

-Sponzor-