Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Demaliajn

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, u arrestua dje pasdite, për një deklaratë që kishte thënë për ish-prokurorin Elez Blakaj.
Mirëpo, deklarata e tij mund ta lërë atë në paraburgim për 30 ditë nëse miratohet kërkesa e prokurorit të rastit, Rexhep Maqedonci.

Prokurori ka thënë se sot pritet të mbahet seanca ndaj Demaliajt.

“Kam bërë kërkesë që Demaliajt t’i vazhdohet masa e paraburgimit për 30 ditë dhe pres kah mesdita të mbahet seanca”, ka thënë Maqedonci.

Kujtojmë se pas ngritjes së aktakuzës ndaj Demaliajt si anëtar i komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij, deputeti Demaliaj kishte thënë se do të merret personalisht me ish-prokurorin Blakaj.

-Sponzor-