“Provokimi i rëndë” i Frashër Krasniqit dhe Dardan Molliqajt nga Tirana për ‘albinistat’

0

Frashër Krasniqi tashmë është në liri. Procesi gjyqësore ndaj ti dhe tre të tjerëve të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës është kthyer në pikën zero.

Krasniqi, i cili më parë shihej si njëri i afërt i Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes, nga burgu doli kundër tij, ndërsa në liri po vazhdon të mos i ndahet Dardan Molliqajt.

Sponzor

E për ta forcuar më shumë “bashkimin” e tyre, Frashër Krasniqi dhe Dardan Molliqaj sonte do ta kalojnë natën në Tiranë, shkruan lajmi.net.

“Tiranë”, kaq ka shkuar Krasniqi në llogarinë e tij në facebook duke e përcjellë me një foto së bashku me Molliqajn.

Megjithatë, ata rehat nuk po i lënë komentuesit. Shumica nga “miqtë” e Krasniqit dhe Molliqajt në facebook po i shajnë e po i kritikojnë ata. Bile disa po e quajn provokim këtë fotografi.

“Qebesa Frashër kur të pendohësh vonë ka më u ba për ty… Nuk duhët më ba hop pa e kalu gardhin. Ke mu ngulë në hunjë bashkë më Dardanin… A ke mendu sa të vockël jeni pa LVV dhe pa Albinin? Nëse e leni edhe postin e deputetit dhe argumentoni më argumente arsyet, le veç së do tju kerkojë falje publikisht, por do të largohëm edhe unë si aktivist nga LVV e do të behëm sherbëtor i juaj. Po ama më argumente të detaluara, jo për inate personale ose për perfitime në stilin e puçistëve”, kështu shkruan një nga komentuesit.

Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, ndoshta edhe Shpend Ahmeti, si dhe 11 deputetë tjetë të Lëvizjes Vetëvendosjes pritet që së shpejti ta zyrtarizojnë shkurorëzimin nga partia e Albin Kurtit për ta formuar një parti me orientim socialdemokrat.

-Sponzor-