Pse duhet ta votoni Lidhjen me Nr. 132 dhe Shefki Gashin me NR. 85?

0

Shefki Gashi është kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe garon me numrin 85.

Gashi është ikona e LDK-së, ikonë e Prishtinës. Shefki Gashi, për vite të tëra ka ndihmuar qytetarët e vendit, duke ndihmuar në punësimin e njerëzve nepër kompanitë e tij.

Sponzor

Por pse duhet votuar konkretisht Shefki Gashi?

Shefki Gashi si profesor në Lipjan më përkushtim të madh ka frymëzuar shumë breza që ta duan Atdheun, ndërsa gjatë luftës ai ka marrë pjesë në luftë si ushtar i UÇK-së –me fotografinë e Dr. Ibrahim Rugovës në zyrën e tij në shtab – ndërsa si politikan Shefki Gashi njihet si njeri i drejtpërdrejtë dhe i human.

Pse duhet të votohet LDK e pse Shefki Gashi?

Lidhja Demokratike e Kosovës si aset kombëtar dhe trashëgimi e drejtpërdrejtë dhe e vetmja e doktrinës Rugoviane të gjithëpërfshirës dhe unitetit të popullit në interesin e shtetit. LDK si parti institucionaliste asnjëherë nuk i ka braktisur institucionet e shtetit dhe asnjëherë në historinë e re të Kosovës nuk i ka shantazhuar partnerët e saj.
Shefki Gashi, është politikan djathtist dhe proamerikanë, ai njihet si kritik i ashpër i politikave të majta ekonomike dhe mbylljes (sepse Rugova ishte për shtet të e treg të hapur) ndërsa në politikat e jashtme ai është angazhuar gjithmonë për shtetin në aleancë strategjike me ShBA-në dhe për miqësi të përhershme me të, pavarësisht rrethanave ballkanike dhe të Bashkimit Europian.
Ai konsideron se me njohjen e Izraelit, Kosova rreshtohet me Klubin e shteteve që politikën e jashtme e zhvillojnë në dakordancë të plotë me Amnerikën.
Ndërsa hapja e ambasadës së Kosovës ne Jerusalem për Gashin paraqet të arriturën më të madhe të shtetit Kosovar që nga verdikti i GJND-së.

Shefki Gashi është patriot kushtetues dhe kundërshtar i rreptë i politikave frikësuese e terrorizuese ndaj qytetarëve, përmes ideve të ekstremit të majtë. Shefki Gashi është kundër ideve revolucionare dhe tendencave të disa partive kosovare që të përafrohen me ideologjinë staliniste-enversite!
Kosovës i duhen njerëz t’pakorruptueshëm dhe të qëndrueshëm, patriotë që nuk fshehën pas Rugovizmit me demagogji por zbatojnë rugovizmin si praktikë: Pajtim rreth vlerave të familjes shqiptare dhe unitet demokratik rreth vlerave Perëndimore!

Shefki Gashi është njeriu i Kosovës për njerëzit e Kosovës!

Idealist rugovist dhe çlirimtar!
Votoni njeriun tuaj, Shefki Gashin më Nr.85 në listën fituese, LDK!

-Sponzor-