Pse u helmua spiuni rus?

0

Policia po përpiqet të identifikojë substancën e cila shkaktoi gjëndjen e rëndë shëndetësore të ish agjentit rus, i akuzuar se kishte dhënë Britanisë sekrete shtetërore të Rusisë.

Koloneli i inteligjencës ruse, Skripal 66-vjeç u vendos në Britani pas “shkëmbimit të spiunëve” mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë më 2010.

Sponzor

Skripal dhe një grua, në moshën 33 vjeçare, të njohur mes tyre, janë në gjëndje kritike për jetën në spital.

Ndërkohë është mbyllur si masë sigurie paraprake një restorant.

Burri dhe gruaja u gjetën pa ndjenja në një ston në qendrën tregtare Malting të dielën e 4 marsit 2018

Policia deklaroi se çifti nuk kishte në dukje plagë dhe polici po heton se mos pas kësaj fshihet një krim.

“Po hetohet lidhur me ekspozim të dyshuar të një substance të panjohur. Fokusi është tek përgjigjja e pyetjes: Nga çfarë u erdhi kjo gjëndje kritike” thotë një zyrtar i policisë për BBC.

Col Skripal ishte një oficer i shërbimit të fshehtë ushtarak rus i cili në 2006″>2006 u dënua me 13 vjet në Rusi.

Shkak ishte fakti që Skripal i dha Shërbimit Sekret të Inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, MI6 identitetin e agjentëve sekretë të inteligjencës ruse që punonin në fshehtësi në Europë.

Historia ka kthyer pas në kohë, në vitin 2006″>2006 kur u helmua Alexandër Litvinenko

Disidenti rus dhe ish-oficeri i inteligjencës vdiq në Londër, pasi piu çaj ku ishte hedhur një substancë radioaktive.

Një hetim publik arriti në përfundimin se vrasja e tij ndoshta ishte kryer me miratimin e Presidentit rus Vladimir Putin.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-