Kohët e fundit këngëtarja Elvana Gjata është parë të shkojë nga destinacioni në destinacion me avion privat, transmeton Gazeta NewBorn.
Gjithashtu në postimet e saj në rrjetet sociale gjithmonë u shfaq e kuruar deri në detajet më të fundit.
Askush nuk e mendonte se këngëtarja e hitit më të fundit ‘Mike’ do të publikonte një video ku shfaqet gati në të rënë nga shkallët e avionit.
Këngëtarja e ka pranuar se ende s’është mësuar me gjithë këtë luks. Në momentin e fundit të videos Elvana duket që nuk mundi të maste distancën e shkallëve nga njëra tjetra.
Këngëtarja madje e ka ndarë me miqtë e saj në Instagram këtë video që në fund përfundon komike.
VIDEO
-Sponzor-