Puthje dhe twerk para fansave, Dafina dhe Ledri rikthehen bashkë?

0

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula ishin dikur një ndër çiftet më të pëlqyera në showbizin shqiptar.

Të dy simpatikë, trendi dhe me një numër të madh fansash, dy këngëtarët janë ribashkuar në Ulqin në një koncert të përbashkët.

Lidhja e tyre përfundoi disa vite më parë pas një sherri mes ish-të fejuarit tëDafinës dhe Ledrit.

Prej disa kohësh u tha se ata të dy nuk komunikonin me njëri-tjetrin, mirëpo këto video nga koncerti tregojnë krejt të kundërtën.

Teksa këndonin të dy në skenë, Dafina i ka bërë twerk Ledrit, ndërsa ky i fundit i qëndron pas.

Gjithashtu në fund të performancës dy këngëtarët kanë përqafuar dhe puthur njëri-tjetrin, pasi Ledri i fshin djersët asaj.

Nuk dihet nëse dy këngëtarët janë thjesht miq apo kanë vendosur të kthehen sërish bashkë. Nëse do të ndodhte kjo e fundit me siguri do të gëzonin shumë fansa.

-Sponzor-