“Qartet” Haradinaj, thotë se do të marrë masa ndaj këtyre personave

0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se secilit që i ngritët aktakuzë brenda pozicionit të tij si ministër, ai do të marrë masa.
Këto komente Haradinaj i ka bërë kur është pyetur se a po përdorë standarde të dyfishta me rastin e shkarkimit të zëvendësministrit Cena, ndërkaq që në Qeveri janë rreth pesë ministra me aktakuzë.

Ai shtoi se zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer qëndrimin e Amerikës për ushtrinë e ka bërë të ditur në Beograd.

Sponzor

“Ushtria është një proces i një peshe shumë të madhe mirëpo ky proces është në drejtimin e duhur. Tash kemi shqetësimin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

-Sponzor-