Qëndrestarët e KUJTIM SHALËS!

0

Shkruan: Neki Golaj

Qëndrestarët e KUJTIM SHALËS!

Sponzor

Kujtim thuaji PO elektoratit e fitoje luftën kundër pazareve e klikave.
Ne, çdo ditë po pranojm qindra e mijëra mesazhe të cilat po adresohen në faqet tona, nga shoqëria, nga përkrahës dhe mbështetës të LDK-së, duke filluar nga të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në LDK, ndër vite.

Akademik, elektorati po ju kupton juve dhe pozitën në të cilën ndodheni tani, dhe padyshim që ju mbështet si gjithmonë, mirëpo ju lutem, tani ka ardhur koha që të thoni PO, dhe të vazhdojmë t’a mbështesim njëri-tjetrin në mënyrë që t’a fitojm edhe këtë betejë, përndryshe, nëse ju nuk pranoni të kandidoni, LDK-ja do të mbetet një parti e vogël, me më pak se 8 deputetë.
E dijmë, është pergjegjësi dhe barrë e madhe kjo që po kërkojm nga ju, por, të bashkuar dhe duke bashkëpunuar do t’ia dalim të triumfojmë prapë, dhe kjo është e mundur vetëm me ty, në krye të LDK-së. Prandaj thuani PO.

Mos e braktisni elektoratin rugovianë, i cili tash më shumë se kurrë ka nevojë për ju. LDK-ja ka votuesin e vet besnik, që ju ka mbështetur dhe do vazhdojë të i’u mbështes deri në fund, mirëpo sot është koha për reflektim.
Prandaj, reflektoni, reflektoni shpejt!

Kujtim, i duhesh LDK-së. O sot o kurrë! ✌️

-Sponzor-