Qysh nuk po të vjen marre bre Pacoll?

0
Zëvendëkryeministri dhe ministri i jashtëm i yni, Behgjet Pacolli qenka ankuar pse nuk shkruan qytetarët në koncertin e Dua Lipës.
Ani thotë që nuk shkuan shumë në koncertin e Dua Lipës. Sa ka qenë bileta aty me hy, edhe llogarite tash 60 euro për një person, për një çift 120 euro, 120 euro është gjysma e rrogës mesatare në Kosovë.
 
Pra për me ta bërë ty qejfin, një çift kosovar paska qenë dashur me patjetër me ble bileta për hyrje në ”Sunny Hill Festival”
 
Por hyrja nuk përfundon me 120 euro për një çift, aty veç fillojnë shpenzimet. Aty i ke pasur me rritje secilin çmim qoftë të pijes ose ushqimit, double gjithëandej.
 
Z.Pacolli, ne nuk e kemi lluksin tënd, nuk e kemi lluksin e njerëzve sikurse ju.
 
Shumë qytetarë punojnë për 12-15 euro në ditë për 12 orë rrresht.
 
E ti ankohesh pse nuk shkuan në festival.
 
Z.Pacolli, nuk e kemi jetën e lluksit, ne e kemi jetën vetëm për mbijetesë.
 
Nuk krahasohet Prishtina me Budapest, sepse gjithçka ndryshon mes Kosovës dhe Hungarisë.
 
Sikurse paga, jetesa, standardi e plotë gjëra të tjera.
 
Qysh nuk po iu vje marre të pakten me u anku në popull se përse nuk kan marr pjesë shumë në festival.
 
Pikërisht ju bashkë me elitën tjetër të politikës jeni ata që po e leni në këtë gjendje popullin. Ia keni humbë edhe shpresën për jetë.
 
Nuk mundesh me u argëtu dy-tri ditë, kur në 95% të jetës je me stres e me halle të jetës, në pamundësi për një siguri jetese.
 
Si nuk po keni turp?
Shkruan: Arbnor Buzhala
-Sponzor-