Qytetarët e mllefosur, ‘bombardojnë’ me komente deputetin e VV’së që shpërndau lajm të rrejshëm

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka alarmuar të gjithë qytetin e Gjakovës dhe qytetarët e Kosovës sot kur shpërndau një informacion të rrejshëm në Facebook, shkruan Gazeta Metro.

Batusha sot duke përdorur rrjetin social Facebook, ka shkruar se pesë persona kanë vdekur brenda dy orëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Sponzor

Por, nuk ka shkuar shumë, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes duke i thënë të mos shpërndan dezinformata dhe se për 24 orë në këtë spital kanë vdekur dy pacientë nga COVID-19.

Pas kësaj ka reaguar edhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Afrim Dervishi, i cili ka ka demantuar deputetin e VV-së dhe se do të kërkojë nga Prokuroria hapje të tastit për hapje të dezinformatës dhe rrezikimi të shëndetit publik.

Madje, në statusin të cilin e ka publikuar deputeti i VV’së kanë komentuar shumë qytetarë duke i thënë se “si nuk po të vjen turp të shpërndash lajme të rreme”, dikush tjetër i ka shkruar se “po të ishte shteti siç duhej, deputeti do të jepte llogari për shpërndarje të dezinformatave dhe panikes”.

Më poshtë keni disa komente të shkëputura nga statusi i deputetit të VV’së ku qyetetarët shihen të mllefosur nga postimi i tij..//gazetametro.net

-Sponzor-