Rama godet Vuçiqin: Mund të shkoj edhe në hënë, por nuk ka shanse të negociojë me Perëndimin për shqiptarët

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu është kundërpërgjigjur presidentit serb Aleksandër Vuciq që tha se Beogradi është duke realizuar negociata për Kosovën me Perëndimin e jo me shqiptarët, raporton Gazeta Express.

Rama ka thënë se nuk ka shanse që Vuciq të negocioj me perëndimin për shqiptarët.

Sponzor

“Presidenti Vuciq i mbron interesat e Serbisë sipas këndvështrimit të tij. Mund të thotë nuk negocioj me shqiptarët negocioj me perëndimin, por nuk ka shanse që të negocioj me perëndimin për shqiptarët. Ajo që unë lexoj në këto rreshta më duhet ta them hapur se s’ka këtu kohë është fatkeqësia që ne shpesh herë na ka ndjekur në historinë tonë që kur është dashur që të jemi një kemi humbur raste historike dhe i kemi bërë gropën vetes sepse nuk negociojmë me njeri tjetrin dot”, ka thënë ai.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Vuciq mund të shkojë në perëndim e në lindje, madje edhe në hënë, mirëpo, në fund do të ulet të dialogojë me Kosovën.

“Nëse ne jemi një presidenti i Serbisë mund të shkojë në perëndim, mund të shkojë në lindje mund të shkojë në hënë po të dojë, në fund të do ulet me ne dhe kur them me ne do të ulet me autoritetet legjitime të shtetit sovran të Kosovës që e njeh apo nuk e njeh ai është sovran dhe i paprekshëm dhe natyrisht me ne në Tiranë që do të mbështesim deri në fund udhëheqjen e Prishtinës. Përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra është barrikadimi, tjera përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë, përballimi sy më sy është sfida jonë. Fiton kush është më i mençur”, ka thënë Rama

-Sponzor-