Ramiz Kelmendi tregon se si iu falsifikua vula e kompanisë së tij nga grupi i Ukë Rugovës

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili njëherit është edhe pronari i kompanisë ELKOS, ka treguar se si grupi i Ukë Rugovës së bashku me Astrit Haraqinë, e kanë falsifikuar vulën e kompanisë së tij, për të siguruar vizat në ambasadën e Italisë në Kosovë.

E këtë gjë e ka kundërshtuar Astrit Haraqija, për të cilin Ramiz Kelmendi thotë se mund ta ketë pirë ndonjë raki.

“Ban vaki që Astriti ka pi naj raki, e i ka dalë ma dallash. EULEX-i ka ardhe zyrtarisht në shërbimin juridik. E kanë marrë vulën, me shkronjat e njëjta, me formën e njëjtë e kanë falsifikue.E kanë shftyrëzu autoritetin e ELKOS-it në ambasadën e Italisë”, ka thënë Kelmendi në T7.

Kelmendi thotë se shkaku i kësaj ngjarjeje është prishur imazhi i ELKOS-it, dhe se tashmë e ka të vështirë të sigurojë viza për puntorët e tij.

“Na kanë prishë edhe raportet me ambasadën italiane, dhe tani ata nuk po na japin as viza për puntorët”, ka deklaruar ai.

Ai ka treguar madje se pse nuk e ka paditur Ukë Rugovën.

“Me qenë se është djali i Ibrahim Rugovës nuk e pamë të udhës që t’ia rëndojmë aktakuzën.Për hirë të babës së mirë, bëjmë edhe lëshime.Nëse nuk do të ishte i akuzuar, do t’ia kisha bërë aktakuzën.Astrit Haraqiaja munde me pi naj raki naj meze, ai është i njohur për trillime”, ka thënë ndër të tjera Kelmendi.

-Sponzor-