“Ramush Haradinaj nuk është tërheqë në luftë edhe kur ka mbetur me 7-8 luftëtarë, e po tërhiqet për taksen”

0

Veprimtari Sali Rexhaj thotë se presidenti Hashim Thaçi, LDK-ja dhe PDK-ja nuk e kanë mbrojtë taksën kundër Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhaj pohon se, vendimin e drejtë të taksës këta e kthyen kundër Ramush Haradinajt.

Sponzor

Sipas tij, Haradinaj nuk është burrë që tërhiqet, pasi nuk është tërheq as në luftë me 7-8 luftëtarë.

Rexhaj tutje pohon se, lë të urdhërojnë ta rrëzojnë Qeverinë me votat e Listës serbe dhe Vetëvendosjes.

Ja postimi i plotë:

Ju që nuk e keni mbrojtë taksen kundër Serbisë, Hashim Thaçi në radhë të parë dhe LDK-ë e PDK-ë në radhe të dytë. Po këtë vendim fisnik e të drejtë e keni kthye kundër Ramushit.

Urdhëroni, numrat i keni. Rrëzone qeverinë e Ramushit.

Votat e VV e Listës Serbe aty i keni.

Ramushi nuk është burrë që tërhiqet, nuk është tërheqë as në luftë me 7-8 luftëtar. Nuk e kisha tërheqë as unë kurrë.

Pra urdhëroni e rrëzone, se krenarinë nuk ka gjasa të ja nëpërkëmbni.

-Sponzor-