Reagim për disa „intelektualë“ dhe „mbrojtës të kombit”

0

 

Fillimisht i shprehi ngushëllime familjes së aktorit Gëzim Kruja duke e lutur Zotin e madhërishëm që Gëzimin ta këtë bërë nga banorët e Xhennetit dhe njëherit kërkoj falje për debatin e nxitur nga disa “mbrojtës të kombit”

Sa e dhimshme aq shqetësuse reagimi i disa “intelektualve” për varrimin e aktorit Shqiptar të shkodres Gëzim Kruja.

1.E dhimshme, se pse disa injorant i shfrytëzojnë madje edhe rastet e vdekjës që ta shprehin mllefin e tyre ndaj Islamit.
Pra nuk kursejnë asgjë madje as rastet e vdekjës që të shprehin mllef dhe të bien në sy kinse Ne si “intelektual” dhe mbrojtës të kombit po e mbrojmë kombin nga Arabizmi.
2. Shqetësuse niveli i tyre sa i përket asaj se: çka është Islame, çka është traditë, çka është simbolikë, çka është mbuloj (halij), çka është flamur, çka është kulturë, çka është kombëtare.
3. Ore të ndëruar, Islami ka ardhë si Fe për gjithë njërzimin, pa dallim race, ngjyre, kombi… por ka ardhë për mbarë njërzimin. Siç ka thënë Zoti në Kuran: “dhe Ne ty (o Muahamed) të dërguam si mëshirë për mbarë njërzimin.”pra Islami si Fe dhe i Dërguari i Zotit Muhamedi ka ardhë për mbarë njërzimin. E kush dëshiron te hy nën këtë mëshirë le të hy kush nuk donë le ta mbajë atë që don. Qysh ka thënë Zoti në Kuran “Ne e kemi fenë tonë ju e keni fen tuaj”
4. Tani aja mbuloja, është bër pjesë e tradites tek Muslimanët, por se nuk është as e obliguar e asë e ndaluar që të i vendoset mbi tabut, arkivol etj… Çka do të thotë se edhe nëse e vendos nuk ka ndonjë shpërblim (sevape) ose edhe nëse nuk e vëndos nuk ka ndonjë gjynah. Por është bërë pjesë e traditës të Muslimanëve për faktin se në të ka të shënuar ajete nga Kurani Famëlartë e ku thuhet: “çdo frymëmarrje do ta shijon vdekjen dhe pastaj tek Ne keni për të u kthyer”. Por mos harroni se nuk janë të gjithë arabet Musliman, ka edhe te feve të tjera por këtë mbules nuk e vendosin.
5. Pra kja mbulojë është vetëm simbolikë,që e tregon përkatësinë fetare. Por që nuk ta mohon përkatësinë kombëtare në këtë rast, se pse Ne të gjithë aty flasim shqip, madje edhe lutjet i bëjmë shqip ( me përjashtim të leximit të Kuranit që lexohet ne gjuhën e tij). Pra kja nuk më largon nga identiteti kombëtar dhe as nga simbolet e kombit.
6. Pra kjo mbuloj ( halij) nuk është flamur arab, dhe asë që ka lidhje me ndonjë flamur të shteteve arabe. Se pse po të ishte ashtu, besoj që ne Hoxhallarët do të reagonim para jush, sikur se gjatë gjithë historisë se çdo gjë që ka që ne dëm të kombit dhe në dëm të fesë dhe shoqërisë Hoxhallaret po thuaj se janë të parët që kanë reaguar. Por duke mos i anashkaluar edhe klerikët e tjerë të religjioneve të tjera. Po i përmendi pakë me Emer Hoxhë Vehbi Dibren, Mulla Imer Prizrenin,Hoxhe Kadri Prishtinën etj se ka shumë e deri tek lufta e fundit Ku janë mbi 37 dëshmorë Hoxhallar. Prandaj sikur të na cenonte kombin apo traditen tonë kombëtare Ne do të ishim ata që do regaonim. Sepse kështu na mëson feja dhe këtu po jav tregoj një parim te Sheriatit Islam ku thot se: çdo traditë e popullit që nuk bie ndesh me Islamin ato tradita jetësohen dhe futen në praktikë. Andaj Zoti ka dashtë që pjesa më e madhe e traditave janë në përputhje të plotë më Islamin.
7. Andaj kombin tonë e rrezikon injoranca, mllefi, hajnia, etj. Andaj ju edhe kur doni ta sulmoni Islamin aman lexoni bre pakë ma shumë rreth Islamit. Por këtu ju besoj se pse po të lexoni dhe të merni dituri rreth Islamit, atëher do ta ndryshoni edhe mendimin që keni për Islamin dhe faktikisht ishi bër dashamirë të Islamit, se pse e kuptoj se armiku më i madhë i Islamit është pa dituria.
8. Tani, edhe ta mbulonim me flamur (e që islami nuk e ndalon) prap nuk mendoj që kja na bën ma kombëtar dhe që na e ruan rrezikun e kombit. Se pse po ta mbulojmë me falmur te Kosovës, a do ta humbi atëher kombin, a do ta rrezikoj atë????!!!!! Këtu jepni përgjigje ju “mbrojtësit e kombit”
9. Dhe në fund, duhet ta dini shumë te nderuar, se dita e varrimit më tepër është ditë religjioze ngase feja është ajo që na mëson se si duhet të varroset i vdekuri dhe si duhet te veprohet me të. Si të vdes njeriu, feja, në këtë rast Islami, na mëson që ne jemi të obliguar që ta pastrojmë xhenazen, ta qefinosim, të ja falim namazin dhe ta varrosim atë. Madje feja ne mëson se si duhet hapur edhe varrin, thellësinë, drejtimin e tij, nga duhet te kthehet, etj. Por as këtu nuk cenohet kombi aspak sepse të gjitha religjionet i kanë rregullat e veta se si i varrosin të vdekurit. E qe Islami në këtë rast, sipas mendimit tim, i ka më të persosura.
10. Kemi edhe shumë për të thënë por, po e lejm me kaq. Duke e lutur Zotin që artistin tonë ta dërgoj ne Xhennet. Ju përshendes të gjithëve!
N.T

-Sponzor-